-Teknologji

Qeveria kineze “dënon” fëmijët, sa dhe kur mund të luajnë online


               Publikuar në : 10:11 - 08/11/19 |
el ida

Fëmijët në Kinë janë “dënuar”. Atyre nuk do t’u lejohet të luajnë online për më shumë se 1 orë e gjysmë çdo ditë, dhe sidoqoftë jo pas orës 10 të darkës.

Kjo është rregullorja e vendosur zyrtarisht nga qeveria kineze, si tentativë për të ulur nivelin e të miturve që kanë krijuar varësi.

Kjo rregullore ndalon gjithashtu fëmijët nën 8 vjeç që të luajnë online, si dhe rregullon për personat në moshe madhore sasinë e parave që mund të shpenzohen për këto lojëra, që nuk mund të tejkalojë 50 eurot në muaj.

Sipas qeverisë kjo rregullore ishte një hap i domosdoshëm nga shifrat alarmuese të shoqërisë kineze, pasi sipas statistikave, në vendin ku ka 800 milionë përdorues, 29 milionë nuk arrijnë moshën 10-vjeçare.

Fëmijët kinezë arrijnë të luajnë edhe 17 orë në ditë online, dhe ka patur raste ku kanë rrënuar ekonominë e prindërve duke blerë me kartat e kreditit e tyre lojëra të ndryshme.

Sikur kjo të mos mjaftonte varësia ndaj internetit është deklaruar si një sëmundje me pasoja të rënda në shoqërinë kineze./Opinion.al

Pas