Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria e Kosovës shfuqizon reciprocitetin me Serbinë

2020/06/06 at 11:19 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria e Kosovës shfuqizon reciprocitetin me Serbinë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka votuar për të shfuqizuar masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Këto masa u vendosën më 1 prill nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga Albin Kurti.


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se me heqjen e reciprocitetit janë hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm sot, duke i hequr pengesat për procesin e dialogut, në përputhje me zotimet që kemi dhënë para partnerëve tanë ndërkombëtar. Tani presim që të njëjtën gjë ta shohim nga pala serbe, që të heqin të gjitha pengesat dhe t’i japin frymë procesin e dialogut. Por ne ruajmë të gjitha të drejtat tona, si shtet sovran, që të vendosim të gjitha masat e nevojshme, për të ruajtur sovranitetin tonë, në koordinim me partnerët tanë”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se shfuqizimi i masave të reciprocitetit është bërë për një kohë të arsyeshme, që t’i jepet shansë dialogut, por theksoi se nuk mund të japë një datë të saktë se për sa kohë ky vendim do të mbetet në fuqi.

Kryeministri Hoti tha se për vendimin për shfuqizimin e masave të reciprocitetit është koordinuar me partnerët ndërkombëtarë. Ai tha se gjatë takimit që ka pasur të premten me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka marrë zotimin se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë që Serbia po ashtu të heqë pengesat për dialog, siç është fushata për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.

“Kemi një dakordim me miqtë tanë ndërkombëtarë që presioni i tyre do të jetë edhe karshi Serbisë, që edhe ata të heqin pengesat për dialog dhe pasi të heqin ato pengesa për dialog, ne do të ulemi në tavolinën e bisedimeve”, tha Hoti.

Kryeministri Hoti tha se ai është i gatshëm që menjëherë sapo Serbia të ndalë fushatën e çnjohjeve, të rinisë dialogun me ta, dhe potencoi se procesin e dialogut do ta udhëheqë ai dhe jo presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Jemi të gatshëm që të ulemi menjëherë në tavolinën e dialogut. Kryeministri i vendit, në bazë të kompetencave kushtetuese, e udhëheqë dialogun. Edhe po të doja unë, nuk mund t’i transferoj kompetencat e mija kushtetuese, as te presidenti e as te askush tjetër. Unë nuk dua dhe nuk do t’i transferoj ato kompetenca”, tha Hoti gjatë konferencës për media pas mbledhjes së qeverisë.

Vendimin për heqjen e masave të reciprocitetit e ka mirëpritur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke e cilësuar këtë si vendim të mirë.

“(Presidenti i Kosovës, Hashim) Thaçi e bëri këtë sepse donte të thoshte ‘nuk më intereson BE-ja, më intereson vetëm SHBA-ja’. Ne nuk jemi në të njëjtin pozicion. Ne mendojmë se (Kosova) është fëmija i tyre (SHBA-së). Nga ana tjetër, është një ide e mirë për të hequr të gjitha pengesat tregtare midis Prishtinës dhe Beogradit. Unë thjesht dua të theksoj se ne nuk jemi në të njëjtin pozicion”, tha Vuçiç gjatë një interviste dhënë sot për televizionin serb, Prva.

Qeveria e kaluar e Kosovës kishte hequr taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, dhe më 1 prill kishte vendosur masat e reciprocitetit ndaj produkteve nga Serbia./REL



Ju sugjerojmë

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

11 Korrik, 2026 11:03 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Para
“Zgjedhorja”, Murrizi pas takimit me Yuri Kim: Nuk votojmë asnjë pazar

"Zgjedhorja", Murrizi pas takimit me Yuri Kim: Nuk votojmë asnjë pazar

Vuçiç: Shfuqizimi i reciprocitetit, vendim i mirë

Vuçiç: Shfuqizimi i reciprocitetit, vendim i mirë

Abuzimi seksual i të miturës, protestat vijojnë në Korçë e Sarandë

Abuzimi seksual i të miturës, protestat vijojnë në Korçë e Sarandë
















TE FUNDIT

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
11 Korrik, 2026

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, ka vlerësuar karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, por beson se sulmuesi portugez duhet...

Lexo më shumë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë me armë...

Lexo më shumë

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
11 Korrik, 2026

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës...

Lexo më shumë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}