Kryesore

“Zgjedhorja”, Murrizi pas takimit me Yuri Kim: Nuk votojmë asnjë pazar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:43 - 06/06/20 |
Opi Nion

Ka përfunduar takimi mes opozitës parlamentare dhe ambasadores së SHBA Yuri Kim, ku u diskutuar për votimin e reformës zgjedhore më Kuvend.

Pas takimit, kreu i grupit demokrat, Myslim Murrizi bëri të qartë qëndrimin e 39 deputetëve të opozitës brenda Parlamentit.

Sipas tij, në takimin me ambasadoren Yuri Kim ai ka theksuar se nuk do të votojnë marrëveshjen në Kuvend në rast se nuk ka lista të hapura.

“Ne i thamë që nuk votojmë asnjë lloj pazari, kërkojmë lista të hapura ndryshe nuk votojmë. Nuk i lamë hapësirë kërkesave të saj. Qëndrimi ynë është korrekt dhe i palëkundur: Administratë zgjedhore, lista të hapura dhe votë emigrantësh”,- tha Murrizi./ Opinion.al

Pas