Narkotrafikantët kanë qenë gjithnjë në kërkim të mënyrave alternative për të transportuar lëndën narkotike në vende të ndryshme të botës dhe shpesh kemi dëgjuar kamuflime nga më të çuditshmet.
Por këtë herë, kjo shkon përtej imagjinatës. Policia e Kolumbisë tregon se ka sekuestruar një sasi prej rreth 2 kg kokainë të lëngshme e tretur në një lëng me ngjyrë të kuqe brenda qeseve që përdoren për mbajtjen e gjakut.
Zbulimi u bë në aeroportin e Rionegros, teksa lënda narkotike, në qeset e shënuara si gjak biologjik, kishte si destinacion Amsterdamin.
Pavarësisht luftës shumë vjeçare kundër trafikut të drogës, Kolumbia mbetet një prej prodhuesve kryesorë të kokainë që mbush tregjet në çdo cep të botës.