Kronikë

Qëlluan me armë teksa udhëtonin me makinë, arrestohen dy persona në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:38 - 06/08/20 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Durrës pasi kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Në pranga kanë rënë shtetasit D. M., 34 vjeç dhe K. M., 49 vjeç, të cilët sipas policisë,  kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, gjatë kohës që kanë qenë duke udhëtuar së bashku me një mjet tip “Audi”.

Njoftimi i policisë:

Qëlluan me armë zjarri në ajër, Policia identifikon dhe arreston në kohë rekord autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore të mirorganizuar dhe profesionale, brenda pak orëve kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjarjeje të ndodhur në lagjen nr. 15 Durrës, ku dy shtetas qëlluan në ajër me armë zjarri.

Në sajë të veprimeve hetimore të menjëhershme kanë identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit D. M., 34 vjeç dhe K. M., 49 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Këta dy shtetas dyshohet se kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, gjatë kohës që kanë qenë duke udhëtuar së bashku me një mjet tip “Audi”, i cili është sekuestruar si provë materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Pas