Kronikë

Vrau 57-vjeçarin, dëshmon autori: Më shau dhe më qëlloi i pari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:49 - 06/08/20 |
Opi Nion

Sot u raportua se policia kishte arrestuar autorin e vrasjes me sende të forta të 57-vjeçarit Gëzim Saraçi, i cili u gjend i pajetë në kamionçinën e tij.

Autori i vrasjes është identifikuar si Mihal Thimjo 33-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar në të njëjtin mjet me viktimën.

Mësohet se Thimjo ka deklaruar që Saraçi e ka sharë dhe ofenduar, madje e ka goditur i pari.

“Më shau, më ofendoi më tha se ju kaurët e qelbur keni bërë me shumë lekë se ne. Ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam. I thashë mos më sha, nuk dëgjoi dhe më qëlloi”,- ka pohuar ai në polici.

Ngjarja

Një konflikt i çastit ka degjeneruar në përdorim të sendeve të forta dhe i ka marrë jetën një 57 vjeçari në fshatin Zagori të Gjirokastrës. Mihal Thimjo 33 vjeç dhe Gëzim Saraçi 57 vjeç kanë qenë duke udhëtuar me një kamionëinë në aksin rrugor rural Polican-Suhë dhe në ecje e sipër janë konfliktuar për motive të dobëta.

Ata janë përleshur me njëri-tjetrin dhe 33 vjeçari ka goditur me levë Gëzim Saraçin duke e lenë të vdekur. Pas vrasjes autori Mihal Thimjo ka telefonuar familjarët e tij dhe iu ka thënë se e kishin qëlluar. Kanë qenë familjarët e autorit ata që kanë shkuar të parët në vendngjarje dhe kanë gjetur trupin e pajetë të Saraçit, por asnjë gjurmë të të afërmit të tyre.

Autori, i cili ishte edhe vetë i plagosur u largua nga vendi i ngjarjes por u kap nga policia pas 6 orë kërkimesh pranë lagjes së njohur si “Blloku i furrave”. Sipas policisë, 2 personat kishin njohje familjare me njëri- tjetrin dhe punonin bashkë me skrep për hapjen e varrezave. Dyshohet se një konflikt për punën që bënin ka qenë shkaku i zënkës mes tyre./ Opinion.al

Pas