Bota

Një raketë goditi magazinën në Beirut? Videoja po bën xhiron e botës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:03 - 06/08/20 |
Opi Nion

Mbi 130 viktima, rreth 5 000 të plagosur dhe shumë persona të zhdukur është bilanci i shpërthimit të ndodhur pasditen e së martës në Beirut të Libanit. Ky është bilanci paraprak, ndërsa pritet që numri i viktimave të rritet.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar se çfarë e provokoi shpërthimin e magazinës ku kishte 2 700 ton nitrat amoni i cili ndodhej në port prej disa viteve.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë shpërndarë video të cilat spekulojnë për një raketë që ka goditur magazinën.

Në një video të shpërndarë gjerësisht orët e fundit duket diçka që lëviz me shpejtësi në drejtim të vendit të shpërthimit.

Ka mjaft prej përdoruesve të rrjeteve sociale që shprehen se bëhet fjalë për një raketë, ndërsa të tjerë pretendojnë se nuk është asgjë tjetër përveç se një zog që fluturon.

Në një video tjetër duket edhe momenti kur zogu fluturon me shpejtësi në një kënd që duket sikur është pranë zonës së shpërthimit.

Spekulimeve i dha krahë edhe deklarata e parë e Presidentit Donald Trump, i cili tha se ajo që ndodhi në Beirut ishte një sulm dhe jo incident. Pas kësaj ishte Departamenti i Mbrojtjes që theksoi se nuk ka të dhëna për një sulm, ndërsa gjatë ditës së djeshme, gjatë një diskutimi me gazetarët Trump tha se nuk dihej ende saktësisht se çfarë ndodhi.

“Nuk dihet ende çfarë ndodhi, ishte një sulm apo një incident”,- theksoi Trump. / Opinion.al

 

 

Pas