Kronikë

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 6 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:38 - 06/08/20 |
Opi Nion

Gjashtë persona janë arrestuar në Qarkun e Korçës pasi janë kapur duke transportuar drejt Tiranës kundrejt fitimit, 14 emigrantë të paligjshëm. Policia njofton se një tjetër person është shpallur në kërkim.

Siapas autoriteteve në këtë qark janë goditur 4 raste të dhënies së ndihmës ndaj emigrantëve të paligjshmë në vendin tonë. Emigrantët e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar më pas në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Në pranga kanë rënë; F. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr. 5, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” dy emigrantë të paligjshëm.

A. B., 20 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë; B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim S. L., 20 vjeç, banues në Krujë, pasi në Unazën e qytetit të Pogradecit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin me mjetin tip “Volvo” tre emigrantë të paligjshëm, ku shtetasi B. D., (drejtues mjeti) nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kap dhe neutralizua.

F. H., 24 vjeç, banues në Milot, Kurbin dhe E. T., 22 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën pranë Unazës së qytetit të Pogradecit duke transportuar me mjetin tip “Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm.

M. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Opel”, katër emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i Policisë

Qarku Korçë-Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”. Në vijim të këtij operacioni, goditen​ 4 raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapen duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 6 shtetas, njëri prej të cilëve gjatë ndjekjes, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, si edhe shpallet në kërkim 1 bashkëpunëtor tjetër.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore, Komisariatin e Policisë Pogradec në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur katër raste të tjera të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • F. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr. 5, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” dy emigrantë të paligjshëm.
  • A. B., 20 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë; B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim S. L., 20 vjeç, banues në Krujë, pasi në Unazën e qytetit të Pogradecit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin me mjetin tip “Volvo” tre emigrantë të paligjshëm, ku shtetasi B. D., (drejtues mjeti) nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kap dhe neutralizua.
  • F. H., 24 vjeç, banues në Milot, Kurbin dhe E. T., 22 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën pranë Unazës së qytetit të Pogradecit duke transportuar me mjetin tip “Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm.
  • M. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Opel”, katër emigrantë të paligjshëm.

Shtetasit e mësipërm po transportonin emigrantët e paligjshëm në drejtim të Tiranës, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Pas