Kronikë

Qëlluan me armë në mes të Vlorës, nën hetim dy të miturit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:00 - 07/02/22 |
Opi Nion

Dy të mitur janë vënë nën hetim nga policia pasi kanë qëlluar me armë sportive.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ndërsa thekson se fishekët e armës sportive ishin manovër, por sërish kanë sjellë panik te banorët. M.L, 16 vjeç dhe L. H., 17 vjeç do të hetohen për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, shtetasit M. L., 16 vjeç dhe L. H., 17 vjeç, pasi në lagjen “Pavarësia 2”, kanë qëlluar me pistoletë sportive me fishekë manovër”, njofton policia./Opinion.al

Pas