Aktualitet

Qëllohet me armë zjarri brenda hotelit 23-vjeçarja në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:25 - 03/01/22 |
Opi Nion

Një 32-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një 23-vjeçare ditën e sotme në Durrës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, në rrethana ende të paqarta.

E reja është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

“Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas