Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putini refuzoi një marrëveshje paqeje me Kievin rekomanduar nga një ndihmës i tij

2022/09/15 at 6:26 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Putini refuzoi një marrëveshje paqeje me Kievin rekomanduar nga një ndihmës i tij

Me fillimin e luftës, i dërguari kryesor i Vladimir Putinit për Ukrainën njoftoi udhëheqësin rus se ai kishte arritur një marrëveshje paraprake me Kievin që plotësonte kërkesën e Rusisë, që Ukraina të mos bëhej anëtare e NATO-s. Megjithatë zoti Putin e refuzoi marrëveshjen dhe vazhdoi me fushatën e tij ushtarake thanë tre persona të afërt me udhëheqjen ruse, të cilët kërkuan të mos identifikohen.


Sipas të njëjtave burime, i dërguari me origjinë ukrainase, Dmitry Kozak, i tha zotit Putin se ai besonte se marrëveshja që kishte arritur, e shmangte nevojën që Rusia të vijonte me një sulm në shkallë të gjerë të Ukrainës. Rekomandimi i zotit Kozak drejtuar zotit Putin u njoftua për herë të parë nga agjencia e lajmeve ‘Reuters’.

Para fillimit të luftës, zoti Putin kishte thënë vazhdimisht se NATO dhe infrastruktura e saj ushtarake po i afroheshin gjithnjë e më shumë kufijve rus, duke pranuar anëtarë të rinj nga Evropa Lindore dhe se sipas tij aleanca po përgatitej të sillte në orbitën e saj edhe Ukrainën. Presidenti rus e quajti publikisht këtë një kërcënim për sigurinë e vendit, çka sipas tij e detyroi të reagonte.

Megjithëse i mbështeti fillimisht negociatat, zoti Putin e bëri të qartë kur iu prezantua marrëveshja nga ana e zotit Kozak, se ajo çka ishte negociuar nga ndihmësi i tij, nuk shkonte aq larg sa duhet dhe se ai i kishte zgjeruar objektivat, duke përfshirë në to edhe aneksimin e një pjese të madhe të territorit ukrainas, thanë të njëjtat burime. Si rezultat marrëveshja u hodh poshtë.

I pyetur në lidhje me gjetjet e agjencisë ‘Reuters’, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se: “kjo nuk ka absolutisht asnjë lidhje me realitetin. Nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë. Është një informacion tërësisht i pasaktë”.

Zoti Kozak nuk iu përgjigj kërkesave për koment, të dërguara përmes Kremlinit.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, tha se Rusia i kishte përdorur negociatat si mburojë, për t’u përgatitur për sulmin e saj, por ai nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me thelbin e bisedimeve dhe as nuk konfirmoi nëse ishte arritur një marrëveshje paraprake. “Sot ne e kuptojmë qartë se pala ruse nuk ka qenë kurrë e interesuar për një zgjidhje paqësore”, tha zoti Podolyak.

Dy nga tre burimet thanë se një shtytje për të finalizuar marrëveshjen ndodhi menjëherë pas sulmit të Rusisë më 24 shkurt. Sipas tyre, brenda disa ditësh, zoti Kozak besonte se kishte arritur të binte dakord me Ukrainën, për kushtet kryesore të vendosura nga Rusia, ndaj i rekomandoi zotit Putin nënshkrimin e marrëveshjes.

“Pas 24 shkurtit, zotit Kozak iu dha drita jeshile dhe ai arriti të siguronte një marrëveshje. Ai e solli atë, por iu tha ta hidhte poshtë. Gjithçka u anulua. Putini thjesht ndryshoi planin, duke bërë përpara me sulmin”, tha një nga burimet pranë udhëheqjes ruse.

Burimi i tretë, i cili ishte vënë në dijeni mbi ngjarjet nga persona që ishin informuar mbi diskutimet mes zotit Kozak dhe zotit Putin, foli për një tjetër periudhë, se kur i ishte ofruar marrëveshja presidentit Putin. Ai tha se Kozak e kishte njoftuar zotin Putin mbi marrëveshjen paraprake, pak përpara sulmit.

Ofensiva e Moskës në Ukrainë është fushata më e madhe ushtarake në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ajo ka nxitur sanksione të mëdha ekonomike kundër Rusisë dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën nga Uashingtoni dhe aleatët e tij perëndimorë.

Edhe nëse zoti Putin do të ishte pajtuar me planin e zoti Kozak, nuk është e sigurt nëse kjo gjë do të kishte çuar në përfundimin e luftës. ‘Reuters’ bëri të ditur se nuk kishte arritur të verifikonte në mënyrë të pavarur nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy apo zyrtarë të lartë në qeverinë se tij, kishin rënë dakord me kushtet e marrëveshjes paraprake.

Gjashtëdhjetë e tre vjeçari Kozak, ka qenë një prej njerëzve besnik të zotit Putin që prej viteve 1990.

Pozita e tij ishin të forta në raport me negociimin e një marrëveshjeje paqeje, sepse që nga viti 2020, presidenti rus e kishte ngarkuar atë të zhvillonte bisedime me homologët ukrainas për rajonin e Donbasit, në Ukrainën lindore. Prej vitit 2014 ky rajon kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Në krye të delegacionit rus, në bisedimet me zyrtarë ukrainas në Berlin, më 10 shkurt, ndërmjetësuara këto nga Franca dhe Gjermania, zoti Kozak tha në një konferencë shtypi në mbrëmje, se raundi i fundit i negociatave kishte përfunduar pa ndonjë përparim.

Zoti Kozak ishte gjithashtu një nga zyrtarët e pranishëm në një takim të Këshillit të Sigurisë, të thirrur nga zoti Putin tre ditë para sulmit në Ukrainë, ku morën pjesë krerët ushtarakë, ata të sigurisë, si dhe ndihmësit kryesorë të Kremlit.

Kamerat e televizionit shtetëror regjistruan një pjesë të takimit, ku zoti Putin paraqiti planet për të njohur zyrtarisht entitetet separatiste në Ukrainën lindore.

Pasi kamerat u nxorrën jashtë, Kozak foli kundër planeve që Rusia të përshkallëzonte tensionet me Ukrainën, thanë dy nga tre personat e afërt me udhëheqjen ruse, si dhe një person i tretë që mësoi rreth këtyre zhvillimeve, nga njerëz të pranishëm në takim.

Një tjetër person, i intervistuar nga ‘Reuters’, i cili ndihmoi me bisedimet pas sulmit në Ukrainë, tha se negociatat u prishën në fillim të muajit mars, kur zyrtarët ukrainas e kuptuan se zoti Putin, ishte i bindur për të ecur përpara me sulmin në shkallë të gjerë.

Rreth shtatë muaj nga fillimi i luftës, zoti Kozak vazhdon të mbajë postin e zëvendës shefit të kabinetit në Kremlin. Por ai nuk po merret më me çështjen e Ukrainës, sipas gjashtë prej burimeve që folën me agjencinë ‘Reuters’.

“Nga ajo që unë kam vënë re, Kozak ështe zhdukur fare”, tha një nga gjashtë burimet, një person i afërt me udhëheqjen separatiste në Ukrainën lindore./ VOA



Ju sugjerojmë

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

23 Qershor, 2026 10:32 pm
Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
Bota

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

23 Qershor, 2026 10:26 pm
Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
Aktualitet

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

23 Qershor, 2026 9:21 pm
Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
Aktualitet

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

23 Qershor, 2026 9:16 pm
Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën
Aktualitet

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën

23 Qershor, 2026 7:19 pm
Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor
Bota

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

23 Qershor, 2026 6:51 pm
FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”
Sport

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

23 Qershor, 2026 6:38 pm
Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit
Bota

Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit

23 Qershor, 2026 5:41 pm
Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme
Politikë

Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme

23 Qershor, 2026 5:30 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Kryesore

Deputetja nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë të…

23 Qershor, 2026 5:16 pm
Para
Siguria kibernetike, Veliaj takon në Uashington senatorin Romney

Siguria kibernetike, Veliaj takon në Uashington senatorin Romney

Kriza energjitike/ Franca mund të ndërpresë energjinë dy orë në ditë

Kriza energjitike/ Franca mund të ndërpresë energjinë dy orë në ditë

Cili është qytetërimi më i vjetër në botë?

Cili është qytetërimi më i vjetër në botë?
















TE FUNDIT

Putin: Rusia gati për paqe me Ukrainën, por vetëm mbi bazën e marrëveshjeve të…

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
23 Qershor, 2026

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Moska mbetet e gatshme të zhvillojë negociata paqeje me Ukrainën, por vetëm mbi bazën...

Lexo më shumë

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
23 Qershor, 2026

Koreja e Veriut ka deklaruar se do të përshpejtojë forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe programit bërthamor, ndërsa lideri...

Lexo më shumë

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK

Rama publikon videon: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK
23 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Dritan Goxhajn, i cili lexoi deklaratën me disa kërkesa në protestën para Kryeministrisë....

Lexo më shumë

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
23 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 24 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}