Politikë

Siguria kibernetike, Veliaj takon në Uashington senatorin Romney



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:51 - 15/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar më Uashington me senatorin Mitt Romney.

Në këtë takim është diskutuar për sigurinë kibernetike. Senatori republikan i shprehur Veliajt mbështetjen për Shqipërinë  e cila në pak muaj është goditur dy herë nga sulmet kibernetike.

“Shumë kënaqësi të takoja senatorin Mitt Romney, një zë me dinjitet në politikë. Nuk ka rëndësi nëse jetojmë në një qytet në perëndim të Utah apo në lindje të Shqipërisë, sfida e sigurisë kibernetike po bëhet gjithnjë e më sfiduese dhe nevoja për përgjigje është jetike. Faleminderit Mitt Romney për mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve për Shqipërinë”, thekson kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj po zhvillon një sërë takimesh të rëndësishme në SHBA, mes të cilëve dhe anëtarë të Senatit dhe Kongresit.

 

Pas