Bota

“Putini nuk është Rusi”, nga burgu kreu i opozitës ruse bën thirrje për protesta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 02/03/22 |
Opi Nion

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny nga burgu ka bërë një seri postimesh në rrjetin social “Twitter” duke bërë thirrje për protesta të përditshme në të gjithë Rusinë dhe më gjerë.

Navalny ka kaluar një vit pas hekurave pasi i mbijetoi një sulmi helmues për të cilin fajëson Kremlinin. Muajin e kaluar ai doli në gjyq me akuza të reja që mund të rrisin kohën e tij të burgut për më shumë se një dekadë.

“Ne – Rusia – duam të jemi një komb i paqes. Mjerisht, pak njerëz do të na quajnë kështu tani,”-shkruan ai nga burgu i sigurisë së lartë në lindje të Moskës.

Por rusët duhet “të paktën të mos bëhen një komb njerëzish të frikësuar të heshtur” që “bëjnë sikur nuk e vënë re luftën”.

“Është dekada e tretë e shekullit të 21-të dhe ne po shikojmë lajme rreth njerëzve që digjen nga tanke dhe shtëpi të bombarduara”, thotë ai. “Ne po shikojmë kërcënimet reale për të nisur një luftë bërthamore në televizorët tanë”,-shkruan ai./Opinion.al

Pas