Bota

Putin, takohet me pacientin e infektuar me koronavirus


               Publikuar në : 14:21 - 25/03/20 |
el ida

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vizituar një pacient të infektuar me koronavirusin COVID-19.

I veshur me një kostum me mbrojtje biokimike, kreu i shtetit rus u takua me Shefin e Spitalit Komunarka, Denis Protsenko, dhe më pas biseduan me një pacient që ka vënë maskë.

Rusia ka njoftuar se ka 495 persona të prekur dhe një viktimë nga koronavirusi, shifër që është shumë më e ulët se në vendet e tjera europiane.

Putin ka thënë se situata deri tani është nën kontroll, por shumë njerëz ngrenë pyetjen se sa të vërteta mund të jenë shifrat zyrtare./Opinion.al

Pas