Kronikë

Punonjësi i ra nga pallati dhe vdiq, arrestohet 27-vjeçari në Kavajë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:41 - 19/05/22 |
Opi Nion

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme ka rënë nga kati i 5 i pallatit një punonjës i cili ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi A.K., 27 vjeç, administrator në një firmë private, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Punonjësi i firmës, shtetasi A.M., 45 vjeç ra nga pallati që po ndërtohej nga firma e 27-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, administrator në një firmë private, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, duke punuar në një pallat që po ndërtohej nga firma në administrim nga shtetasi A.K., ka rënë nga kati i pestë i objektit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, punëtori i firmës, shtetasi A.M., 45 vjeç, banues në Shijak”,-njofton policia./Opinion.al

Pas