Kronikë

Punonin në çati, plagosen rëndë dy punëtorë në Sarandë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:31 - 01/06/21 |
Opi Nion

Dy persona janë plagosur rëndë ditën e sotme në Sarandë.

Bëhet me dije se ngjarja ka qenë aksidentale sepse të plagosurit kanë qenë dy punëtorë që po punonin në një çati në fshatin Shelegar. Era e fortë ka shtyre llamarinën ku po punonin dhe i ka hedhur në tokë të dy.

Mësohet se dy punëtorët janë Mehmet Metali, 35 vjeç dhe Sokol Cukari, 31 vjeç, të cilët menjëherë u transportuan në urgjencën “Stefan Mekshi” në Sarandë. Njeri prej tyre, Sokol Cukari i është nënshtruar operacionit në këmbë ndërkohë që 35-vjeçari Metali, për shkak të dëmtimeve në shtyllën kurrizore u transportua me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Informacion paraprak
Në orën 14:30, në spitalin e Sarandës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasit S. Ç., 31 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, të cilët dyshohen se janë rrëzuar aksidentalisht nga një objekt ku po kryenin riparime në fshatin Shelegar, Sarandë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pas