Kryesore

“Puna me Metën mbaroi sot”, Balla pas shkarkimit: Mbarësi e madhe filloi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:33 - 09/06/21 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka reaguar për mediat menjëherë pas shkarkimit të Metës nga Kuvendi.

Ballaështë shprehur me ironi se ‘’Mbarësia e madhe filloi’’.

Teksa ndër të tjera ka theksuar se Kuvendi mbaroi punë sot me Metën dhe tani pret vendimin që do të marrë GJykata Kushtetuese.

‘’Mbarësi e madhe filloi, se filloi dhe shiu. Dua të falenderoj gjithë deputetët edhe ata që votuan pro, kundër dhe abstenim. Jemi Republikën e mirëfilltë parlamentare. Vendimi i shkon Gjykatës Kushtetuese , i takon asaj të shprehet, brenda një afati që është brenda 3 muajsh, është dhe gushti në mes, dhe ndoshta Gjykata do kërkojë një muaj më shumë.

Është në të mirë të procesit dhe të marrë kohën, brenda rregullores kur bëhet fjalë për një çështje të tillë.

I shkarkuari të presë Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendimi i Gjykatës është kur 5 anëtarë shprehen pro. Aq duhen.

Unë nuk komentoj. Thirrja ime besoj të gjithë politikanët duhet të bashkohen në heshtje ndaj çdolloj adresimi ndaj Gjykatës Kushtetuese. E kemi dhe është e pavarur, Gjykata duhet të flasë, ne duhet të heshtim. Puna jonë në marrëdhënie me Ilir Metën mbaroi sot.

Parlamentin e thërret në shtator Presidenti. ‘’- tha Balla./Opinion.al

Pas