Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pukë/PD: Operacioni anti-drogë u mbajt i fshehtë nga Policia,u arrestua…

2021/08/04 at 6:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, ja cilat janë 4 pikat që u miratuan

Partia Demokratike akuzon qeverinë si të lidhur me botën e krimit dhe për këtë arsye lejon kultivimin e kanabisit.


Nëpërmjet një deklarate për mediat, PD thotë se gjatë një operacioni anti-Drogë në Pukë ku janë konstatuar bimë kanabisi, është ndaluar oficeri i policisë gjyqësore Kastriot Bicukaj.

Selia blu thotë se, Bicukaj është lënë i lirë pasi mbështetet nga kryetari i bashkisë së Fushë-Arrëzit , Fran Tuci. Në deklaratë thuhet se Policia e Shtetit nuk e ka bërë publik këtë operacion.

PD thekson se është misioni i saj që të ndaj politikën nga bota e krimit, teksa i kërkon SPAK të nis hetimet për rastin e operacionit në Pukë.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Ndarja e politikës nga krimi dhe lufta ndaj trafikut të drogës, që cënon rendin dhe sigurinë, është mision i Partisë Demokratike. Në këtë përballje nuk jemi vetëm, por kemi mbështetjen e qytetarëve dhe policëve të ndershëm, që ndihen të braktisur nga regjimi që bashkëpunon me krimin. I tillë është denoncimi që na ka ardhur sot mbi ndërhyrjen e forcave RENEA në zonën e Pukës. Operacioni ka zbuluar një parcelë të madhe të mbjell me kanabis, në kuadër të po këtij operacioni është ndaluar oficeri i policisë gjyqësore Kastriot Bicukaj. Kjo çështje duhet t’i kalonte menjëherë SPAK, por oficeri është lënë i lirë duke e kaluar çështjen pranë Prokurorisë së Pukës, falë mbrojtjes politike që ai gëzon prej kushëririt të tij Fran Tuci, kryetar i bashkisë së Fushë-Arrëzit.

Ky operacion, i cili nuk është bërë ende publik nga Policia e Shtetit, dëshmon edhe njëherë se kanabisi është ende një çështje në duart e atyre që e kthyen Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe se askush nuk ndalohet nëse pas rrënjëve të bimës narkotike shfaqen persona të lidhur me partinë-shtet.

Vendi ynë renditet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si i pari në Europë për prodhimin e kanabisit, pikërisht prej vullnetit politik që e kthen kanabisin në një ndërmarrje të përbashkët midis krimit dhe partisë në pushtet, ndërsa policinë e shndërron në mbrojtëse të parcelave, apo siç dëshmon hetimi i Antimafies Italiane, duke i përdorur forcat e rendit si punëtorë krahu për ngarkimin e gomoneve me drogë.

Prej vitesh Partia Demokratike ka denoncuar me fakte modelin e bashkëpunimit me krimin të ndërtuar nga Edi Rama. Koha na ka dhënë gjithmonë të drejtë, prandaj nuk duhet pritur që detyrën e institucioneve shqiptare ta kryejnë partnerët ndërkombëtarë, por është detyra e SPAK të marrë në dorë këtë hetim të penguar nga partia në pushtet.

Çrrënjosja e krimit dhe korrupsionit kërkon një drejtësi reaguese, të gatshme t’u kthej besimin qytetarëve dhe policëve të ndershëm që pengohen në kryerjen e detyrës së tyre./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Tiranë/ Gjendet i pajetë një person në rrugë

Humb jetën 57-vjeçari në Tiranë, ra në kontakt me rrymën elektrike

OBSH: Të ndalohet dhënie e dozës së tretë të vaksinave anti-COVID

OBSH: Të ndalohet dhënie e dozës së tretë të vaksinave anti-COVID

Rritet numri i qytetarëve të infektuar me COVID-19 në Itali

Rritet numri i qytetarëve të infektuar me COVID-19 në Itali
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}