Rajoni

Publikohet audio e telefonatës me policinë e pilotit që vrau gruan e tij në Greqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:58 - 11/10/21 |
Opi Nion

Mediat greke kanë publikuar sot ditën e sotme një tjetër provë lidhur me vrasjen e 20-vjeçares Caroline nga bashkëshorti i saj grek. Mediat kanë publikuar audion e telefonatës që Babis Anagnostopoulos, me policinë natën e ngjarjes.

Siç dëgjohet nga telefonata Babis Anagnostopoulos thotë që e kanë grabitur dhe kërkon ndihmë. Babis dëgjohet të thotë “ndihmë”, dhe pas disa pyetjeve nga policia tregon vendndodhjen e banesës së tij.  Gjatë gjithë telefonatës, ai përpiqej të tregonte se ishte në gjendje shoku dhe kërkonte një ambulancë.

Dialogu mes Babis Anagnostopoulos dhe policisë:

Babis Anagnostopoulos: Ndihmë!

Qendra e Veprimit të Menjëhershëm në Polici: Ju lutem?

Babis Anagnostopoulos: Ndihmë!

Qendra e Veprimit të Menjëhershëm në Polici: Ju lutem?

Babis Anagnostopoulos: Ndihmë! Ndihmë!

Qendra e Veprimit të Menjëhershëm në Polici: Më thuaj pak më qetë …

Babis Anagnostopoulos: Ndihmë, grabitës ..

Qendra e Veprimit të Menjëhershëm në Polici: Më tregoni ku jeni … Ku jeni?

Babis Anagnostopoulos: Ndihmë! Ndihmë!

Qendra e Veprimit të Menjëhershëm në Polici: Ku jeni?

Babis Anagnostopoulos: Ndihmë! Ndihmë!

Qendra e Veprimit të Menjëhershëm: Ku jeni?

Babis Anagnostopoulos: Ndihmë!

Qendra e Reagimit të Menjëhershëm në Polici: Nuk e kuptoj. Çfarë po ndodh me ju?: Ku jeni?

Babis Anagnostopoulos: Gryka Nera.

Kujtojmë se vrasja e 20-vjeçares Caroline ndodhi pak muaj më parë. Bashkëshorti i saj, Anagnostopoulos, në fillim sajoi një grabitje dhe tha se i vranë gruan teksa si grabitës përfshiu dhe disa shqipëtarë, por më pas pranoi se ishte ai vrasësi./Opinion.al

Pas