Politikë

Energjia/ Duma:Shqiptarët jetojnë në ferrin e prodhuar nga makutëria e pakicës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:42 - 11/10/21 |
Opi Nion

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka reaguar për situatën aktuale të energjisë në Shqipëri duke e konsideruar krizë korrupsioni të shkaktuar nga një regjim që merr borxh.

Teksa ka postuar një video të kryeministrit Rama në Facebook, Duma thotë që PD do të ul çmimiet dhe do të rris mirëqenien.

Ndër të tjera Duma shton se e vërteta është se shqiptarët e ndershëm jetojnë në ferrin e prodhuar nga makutëria e kësaj pakice, duke shënuar emrat në listat e borxheve për të marrë ato pak gjëra me të cilat mbajnë frymën e familjeve të tyre.

Nuk është krizë energjitike, është krizë e korrupsionit e shkaktuar nga një regjim që merr borxh, për të larë borxhin e tenderave sekretë, e koncesioneve dhe e PPP-vë që pastrojnë paratë në parajsat fiskale. Ndërkohë, shqiptarët e ndershëm jetojnë në ferrin e prodhuar nga makutëria e kësaj pakice, duke shënuar emrat në listat e borxheve për të marrë ato pak gjëra me të cilat mbajnë frymën e familjeve të tyre. Kjo është e vërteta”- shkruan ajo në Facebook./Opinion.al

Pas