Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikimi i të dhënave/Fuga: Vetën numrin e brekëve e stutjenave mos na i nxirrni

2021/12/24 at 6:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Artan Fuga i infektuar me koronavirus: Pas 17 ditësh kur…

Profesori dhe akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar lidhur me skandalet e fundit që kanë përfshirë vendin tonë.


Përmes një reagimi të gjatë në rrjetin social “Facebook”, Fuga shkruan lidhur me publikimin e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Pas publikimit të vendeve të punës, rrogave, ID, numrave celularë dhe targave të makinave, profesor Fuga, me ironi, lutet që mos të publikohen të paktën numrat e brekeve, stutejenave apo këpucëve.

Reagimi i plotë i Artan Fugës:

Vetëm numrat e brrekëve, të sutjenave, të këpucëve, etj. si këto mos nxirrni, ju lutem!

Dolën edhe të dhënat e targave të autoveturave, do të dalin edhe pronësitë!

Hahaha, qesharake, një administratë që i ikin të dhënat si mollët nga një shportë e çpuar. Sepse nuk di si t’i ruajë! Nuk kemi thënë kot që administrata është e fryrë, është në përgjithësi një kope, një turmë, pa rregulla, hierarki dhe statuse profesionale. Janë shumica o me mik, o me ndërhyrje, o me tarafe, o me lekë, o me militantizëm. Pak ka që janë tamam dhe atyre u a zënë kokën me derë!

Por, por, por, le të përfitojmë nga kjo transparencë që vjen nga paaftësia dhe çoroditja e një administrate palluqe !

Dolën targat e makinave!!!

Hoho dhe çfarë pastaj.

Targën e makinës sime të stërvjetër e di çdo lavazh, e dinë në kufi, shërbimet e doganave, e di çdo agjent sigurimesh, cdo punonjëse postash ku paguaj gjobat që më venë kotnasikoti për parkim të gabuar në Tiranë, atje ku nuk ke ku parkon veçse në Rollinhg Hills. E dinë edhe çunat e lagjes, naçot, e dinë komshinjtë. E di cdo garazh, cdo rregullues bravash për vetura, kushdo.

Targa e makinës nuk është si numri i brrekëve që e mbaj sekret!

Do dalin edhe pronat e gjithësecilit!

O pika sistemeve të sigurisë tuaj!

Por ama le të dalin, pa të shohim sa mijëra apartamente ka filani, po filani sa kilometra tokë ka, sa rrënjë ullinj ka deputeti, sa vila ministri dhe ish ministri, sa zona ka në pronësi kryetari i bashkisë, sa vila, sa apartamente opozitari, sa sa sa, pronat e ligjshme, t’i gëzojë ai që i ka, sa prona të vjedhme, sa prona të marra për shkak të postit!

Cfarë sekretesh janë këto! Cdo notere e di, cdo komshi të sheh, le të përfitojmë nga transparenca që dikush paska vendos me na hap sytë!

Mos mendojmë ne për ruajtjen e sekreteve, ato t’i ruajnë ata që e kanë për detyrë, ne t’i nxjerrim të gjitha në shesh!

Po ja plas pikërisht një shoqërie që është ndërtuar mbi sekretin, fshehtësinë, skuthësinë, mos transparencën!

Gazetarë, intelektualë, studjues, prokurorë, hetuese, qytetarë të ndershëm, masa e popullit, interesi publik vetëm fiton!

E cfarë humb një gjyhnaqar që ka një apartament dhe që del se e ka!

Asgjë!

(Ndalohet ribotimi nga cdo media profesioniste, pa lejen e autorit, rrjetet sociale të lira ta përdorin për botim)

Etiketa: Artan Fugapublikuarte dhenat personale


Ju sugjerojmë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

2 Korrik, 2026 9:57 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

2 Korrik, 2026 9:19 pm
SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

2 Korrik, 2026 8:41 pm
Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
Aktualitet

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

2 Korrik, 2026 8:25 pm
Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion
Kryesore

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

2 Korrik, 2026 7:25 pm
Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat
Politikë

Protesta, Koçeku: Kur shtetit i mbarojnë argumentet, mbet shkopi i gomës dhe prangat

2 Korrik, 2026 6:16 pm
Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm
Aktualitet

Efektivët e plagosur në Spitalin e Traumës, vizitohen nga Drejtori i Përgjithshëm

2 Korrik, 2026 5:19 pm
I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh
Bota

I mbijetuari i tërmetit në Venezuelë nxirret i gjallë pas tetë ditësh

2 Korrik, 2026 5:15 pm
Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak
Bota

Rusia mbyll shtatë pika kufitare me Bashkimin Evropian

2 Korrik, 2026 5:11 pm
Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës
Kryesore

Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës

2 Korrik, 2026 5:10 pm
Para
Berisha thumbon Bashën nga selia blu: Ai është njeriu i karrigeve, unë i pasionit

Nxjerrja e të dhënave/Berisha thirrje për protesta: Gjithçka në duart e mafies

Covid-19 në Shqipëri/6 viktima dhe 286 të infektuar në 24 orët e fundit

Qeveria e Kosovës shpall masa emergjente për kufizim të furnizimit me energji

Qeveria e Kosovës shpall masa emergjente për kufizim të furnizimit me energji
















TE FUNDIT

Protesta, Rama: Dhuna është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
2 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sa i përket protestave përpara Kuvendit. Me anë të një postimi në “X”,...

Lexo më shumë

Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
2 Korrik, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u bërë...

Lexo më shumë

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit
2 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh të prerë Teheranit pas përfundimit të bisedimeve teknike dyditore në Doha, Katar,...

Lexo më shumë

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi
2 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 33-të e protestës së njoftuar për në orën 19:00, pas asaj të mbajtur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}