Sport

PSG në ankth, Mbape konfirmohet 3 javë jashtë fushave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:27 - 27/07/20 |
Al Do

Dëmtimi i sulmuesit të PSG, Kilian Mbape ka shqetësuar kampionët e Francës.

Në një komunikatë për publikun klubi konfirmoi se sulmuesi ka dëmtuar kyçin e këmbës së djathtë dhe për pasojë do të jetë jashtë fushave për rreth 3 javë.

Kjo do të thotë se ylli i kampioni i botës humbet finalen e Kupës së Ligës me Lionin (31 korrik) dhe ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampioneve në 12 gusht kundër Atalantës.

Mbape u dëmtuar 3 ditë më parë në finalen e Kupës së Francës kundër Sent Etienit (1-0) teksa pësoi një ndërhyrje brutale në këmbë. Tashmë, parizienët duhet t’i bëjnë llogaritë pa të në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Atalantës./ Opinion.al

Pas