-U tha në Opinion

Pse zgjodhi PSD? Kandidatja për deputete: Për humanizmin e Tom Doshit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:13 - 31/03/21 |
Opi Nion

Kandidatja e Partisë Social Demokrate, Senera Hoxha ka treguar në emisionin “Opinion” arsyen përse vendosi të garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Hoxha tha se zgjodhi PSD për shkak të humanizmit të kryesuesit të kësaj force politike, Tom Doshi. Sipas saj, ai ka paguar operacione për qytetarët si dhe ka ndihmuar për shtrimin e rrugëve në disa fshatra të vendit.

Pse për partinë Social Demokrate?

Pse ikin shqiptarët në Gjermani. Sepse Gjermania ka politka sociale. Unë jam mjeke, kam nja klinik private. Nëse ne e gjykojmë nga brenda shtëpisë sonë nuk do bëjmë asgjë për këtë vend nesër. Unë mendoj se sado pak mundësi të kem të përfaqësoj nesër, do kem mundësi të bëj më shumë për njerësit, operacione falas. Nuk do e lë profesionin për asnjë arsye. Jam e 26 në listë.

Çfarë vlerësoni gjënë më të veçantë tek kjo parti?

Humanizmin e zotit Doshi. Në dijeninë time, Doshi është i vetmi që çdo muaj paguan para në spitale nga xhepi i tij për pacientë për të bërë skaner nga COVID, operacione emergjente, ndihma pa fund, shtrime rrugësh e tubacionesh në të gjithë Shqipërinë.

Pas