-U tha në Opinion

22-vjeçe në listën e PD, Ulliri: Jemi një familje tradicionale e djathtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:25 - 31/03/21 |
el ida

Andia Ulliri është një ndër kandidatet më të reja në listat e Partisë Demokratike. 22-vjeçarja renditet e gjashta në qarkun e Durrësit dhe është kandidate për zonën e Krujës.

Ajo tha ndër të tjera se familja e tyre ka qenë tradicionalisht me PD-në dhe kjo ka qenë një ndër arsyet përse ajo u bë pjesë e listës.

“Angazhimi im politik ka ardhur si rrjedhojë e frymëzimit tim për të bërë një ndryshim. Ka ardhur edhe nga strukturat e PD-së, që më kanë ftuar të jem pjesë e këtij formati, të jem, pjesë e strukturës si një kandidate e re të cilën e prita me shumë entusiazëm. Isha pak e habitur. Për Partinë Demokratike familja ime ka qenë gjithmonë mbështetëse e flaktë, ne jemi një familje tradicionale e djathtë. Jam mbesa e një prej personave më të shquar, demokrat i flaktë. Mendoj që kjo ka qenë një nga arsyet pse kam marr një ftesë nga PD”, tha Ulliri./Opinion.al

Pas