Asteroidi “Ultima Thule” është objekti më i largët i vizituar ndonjëherë nga anije kozmike, dhe për këtë arsye ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e astronomëve.
Por NASA mendonte se ky asteroid kishte një problem serioz me emërtimin. Termi në mitologjinë e lashtë tregonte thjesht një vend shumë të largët, ndërkohë që në fillimet e shekullit të XX u përdor nga propaganda naziste për të treguar vendin nga vinin popullsitë “ariane”.
Prej asaj kohe termi ka mbetur në imagjinatën e shumë grupeve të së djathtës ekstreme. Kjo detyroi NASA-n të shpallë vendimin për ndryshimin e emrit të asteroidit, që nga sot do të njihet me termin “Arrokoth”, që në gjuhen e indianëve të Amerikës do të thotë qiell.
Në deklaratën e saj, NASA nuk përmend historinë emrit të mëparshëm por vetëm, tributin e tyre ndaj popullsive indiane që kalonin pjesë të madhe të kohës duke vrojtuar qiellin./Opinion.al