-Teknologji

Motorola rikthen modelin që ndryshoi tregun e celularëve


               Publikuar në : 14:01 - 14/11/19 |
Al Do

Motorola ka ringjallur modelin Razr, rreth 15 vjet pasi pajisja origjinale “ndryshoi lojën” kur u fut në treg.

Pajisja e re përmban një ekran 6.2 inç ​​i cili paloset me një ekran tjetër më të vogël për të shfaqur njoftimet në pjesën e tij të jashtme.

Pajisja do të shitet për 1.500 dollarë, duke filluar nga SHBA në 26 dhjetor.

Analistët thonë se nuk presin që pajisja të ketë shumë ndikim në shitjet globale të smartphone.

Por Razr-i i ri, po shihet si një deklaratë inovative nga Motorola, e cila tani është pjesë e gjigantit kinez Lenovo, pasi u ble në 2014.

Raportet para fillimit të shitjes së pajisjes sugjeruan që vetëm 200,000 njësi do të jenë në dispozicion por kompania nuk e ka konfirmuar këtë gjë. /Opinion.al

Pas