-Teknologji

Apple prezanton laptopin me “tastierë magjike”, sa kushton


               Publikuar në : 13:30 - 14/11/19 |
el ida

Apple ka prezantuar laptopin e ri MacBook Pro. Ky është laptopi i parë i Apple që nga viti 2016 dhe kushton rreth 2400 dollarë, një çmim i ngjashëm me atë të paraardhësit MacBook 15.

Në një deklaratë për shtyp Apple tha se pajisja ka një monitor Retina Display 40 cm, procesor të fundit 8-core, 64 GB memorie dhe një dizajn të ri.

Apple thotë gjithashtu se tastiera magjike e këtij laptopi do ju bëjë që të jetoni një eksperiencë të rehatshme, të kënaqshme dhe të qetë gjatë kohës kur punoni.

Gjiganti i teknologjisë ka njoftuar gjithashtu se në dhjetor do të nxjerrë në shitje “kompjuterin më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë”, Mac Pro, që do të kushtojë 6000 dollarë./Opinion.al

Pas