Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse populistët nuk janë politikanë të mirë

2016/07/14 at 5:07 PM
në Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse populistët nuk janë politikanë të mirë

Kay-Alexander Scholz


Shembull i Britanisë së Madhe e tregoi: Populistët janë si fëmijët e paedukuar, që zhvatin sa më shumë lodra, u bien atyre deri sa të prishen, e në fund i kthejnë sytë e habitur nga mamaja, ose vazhdojnë të kërkojnë lodra të tjera. Nigel Farage dhe Boris Johnson janë një kategori e tillë.

Po në Gjermani? Në grindjen aktuale brenda partisë populiste “Alternativa për Gjermaninë” mes drejtuesve Frauke Petry dhe Jörg Meuthen kuptohet faqja tjetër e populizmit: Populistët janë shpesh egoistë të fiksuar. Shpesh ata e kanë të vështirë të punojnë në ekip. Populistët gjermanë egoistë duan të kenë gjithmonë të drejtë dhe të thonë fjalën e fundit. Por është e mundur të luftosh dhe të jesh i drejtë.

Duhet që njerëz të tillë të vendosin për të ardhmen e sistemeve tona sociale apo bashkëpunimin me njëri-tjetrin? Ata që nuk kanë asnjë aftësi për kompromis? Që nuk kanë dëshirë të marrin përgjegjësi për një vendim, të cilin nuk e mbështesin 100 për qind në situata të caktuara? Pa menduar se çfarë pasojash afatgjata kanë këto vendime?

Edhe Angela Merkel e bëri një gabim së fundmi: Kur në shtatorin e vitit 2015 ajo “hapi” kufijtë për refugjatët, kjo nuk u bisedua më parë me vendet e tjera anëtare të BE-së. Rezultati: një kohë e akullt diplomatike.

Por, Merkeli mëson nga gabimet. Pas Brexit ajo kërkoi rrugën e bisedimeve me Varshavën dhe mori buzëqeshjen e munguar prej muajsh nga kryeqyteti polak. Për cilin lloj politikani kemi nevojë ne në të ardhmen? Pragmatikët e pushtetit dhe kompromisit janë të zgjuar, por nuk po i arrijnë dot më ato shtresa në elektorat që duan të preken emocionalisht. Ata orientohen tek populistët dhe radikalët -kriza e BE-së dhe ngjitja e partive populiste e bëjnë këtë mëse të qartë.

Cilët lloj figurash drejtuese preferojnë populistët dhe radikalët? Sipas natyrës së tyre- një drejtues të fortë që jep drejtim. Megjitëse kjo nuk të duket më e përshtatshme për kohën e sotme. E nëse nga këta të fortë bëhen shumë, atëherë ata reduktohen në përmasat e një egoisti të fiksuar, që në rastin më të keq përfshihen në luftëra të brendshme për pushtet, si e tregon edhe AfD aktualisht.

Si tip ideal mbetet përzierja e dikujt që sigurisht i mban sytë nga sondazhet, e orienton qëndrimin politik në këtë drejtim, dhe me këtë bëhet një populist në kuptimin më të mirë. Veprimet e tij i shet si pa alternativë tjetër, dhe kështu del në krye si një figurë e fortë drejtuese. Në partinë e tij gati i padiskutueshëm, sepse për momentin nuk ka kandidatë të tjerë që mund ta zëvendësonin-. Me thënë të vërtetën, Gjermania ka qëlluar në shenjë me një kancelare të tillë./telegrafi



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Sherr banal/ Ekzekutohet shqiptari në qendër të Athinës

Sherr banal/ Ekzekutohet shqiptari në qendër të Athinës

Blushi: Presidentin ta zgjedhë populli

Blushi: Parlamenti s’është aq idiot sa ta lërë Presidentin n'dorën tënde

Policia zbulon drogën me vlerë 100 mijë euro brenda tortës së shqiptarit

Policia zbulon drogën me vlerë 100 mijë euro brenda tortës së shqiptarit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Situata në Iran/Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje..

Dita e Rinisë, Ambasada e SHBA: Qëndrojmë krah Shqipërisë, mbështesim rrugën e saj drejt BE
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës bombarduan centralet bërthamore të Iranit ka reaguar Ambasada amerikane në Shqipëri. Ambasada e SHBA...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA/ BE thirrje për ulje të tensioneve, Kallas: Të rifillojnë negociatat

Sulmet e SHBA/ BE thirrje për ulje të tensioneve, Kallas: Të rifillojnë negociatat
22 Qershor, 2025

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka reaguar pas sulmeve amerikane në centralet bërthamore iraniane. Ajo bëri...

Lexo më shumë

Zjarr masiv pranë magazinave të Bashkisë Lezhë/ Tymi mbulon zonën, dyshime për..

Zjarr masiv pranë magazinave të Bashkisë Lezhë/ Tymi mbulon zonën, dyshime për..
22 Qershor, 2025

Mëngjesin e sotëm një zjarr i përmasave të konsiderushme ka përfshirë zonën rreth magazinave të Bashkisë Lezhë, përgjatë superstradës Lezhë-Milot....

Lexo më shumë

Fier/Gjenden 1000 mijë bimë narkotike, arrestohet 48 vjeçari. Çfarë iu sekuestrua..

Fier/Gjenden 1000 mijë bimë narkotike, arrestohet 48 vjeçari. Çfarë iu sekuestrua..
22 Qershor, 2025

Gjenden dhe asgjësohen përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë, në Fier 1000 bimë narkotike kanabis. Nga ana tjetër, policia sekuestroi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com