Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse gratë po tërhiqen nga pozitat udhëheqëse?

2023/02/23 at 5:09 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse gratë po tërhiqen nga pozitat udhëheqëse?

Disa nga udhëheqëset më të njohura gra kanë hequr dorë nga detyra. Në Skoci, Nicola Sturegon njoftoi largimin nga detyra e saj si drejtuese e qeverisë së Skocisë, duke vënë në dukje ndikimin e fortë që kishte angazhimi politik në jetën e saj personale.


“Që në çastet e para kur mora këtë detyrë, kam besuar se pjesë e të qeverisurit mirë ishte të dije se kur do të ishte koha e duhur për t’u tërhequr dhe për t’i hapur udhë dikujt tjetër”, tha Nicola Sturgeon, ish kryetare e qeverisë së Skocisë.

Forca e saj politike, Partia Kombëtare Skoceze është përballur me pengesa në përpjekjet për pavarësi të Skocisë. Vitin e shkuar Gjykata e Lartë britanike hodhi poshtë kërkesën e Skocisë për mbajten e një referendumi për shkëputjen nga Britania.

Megjithatë, zonja Sturegon u shpreh me krenari se dëshironte të kalonte më shumë kohë me familjen se saj.

“Do të na ndihmojë të ndërtojmë të ardhmen”… tha ajo.

Në muajin janar, Jacinda Ardern dha dorëheqjen si kryeministre e Zelandës së Re. Edhe pse për shkak të rritjes së inflacionit mbështetja për partinë e saj ka rënë, zonja Ardern tha se arsyeja kryesore e dorëheqjes ishte që t’i përkushtohej rolit të saj si nënë.

“E di se çfarë nevojitet për të qeverisur dhe e di se nuk jam më në gjendje për të udhëhequr si duhet”, u shpreh ajo.

Në muajin nëntor politikania Nency Pelosi njoftoi se po hiqte dorë nga roli i saj si udhëheqëse e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve. Në Afrikë, kryetarja e Gjykatës së Lartë në Etiopi, Court Meaza Ashenafi dha dorëheqjen nga detyra, në muajin janar.

A kemi hyrë në epokën e dorëheqjeve nga gratë udhëheqëse?

“Mendoj se çfarë po kuptojmë nga këto dorëheqje të grave udhëheqëse ështe se mjedisi nuk është miqësor ndaj grave. Mendoj se është e rëndësishme të rishikohen strukturat, sistemet dhe institucionet që historikisht u krijuan dhe përcaktuan nga burrat, por që tani nuk janë më të përshtatshme”, shpjegon Rangita de Silva de Alwis, Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ndërkohë, studimet nga organizata LeanIn dhe Kompania McKinsey tregojnë se gratë në biznes kërkojnë paga më të mira dhe më shumë lehtësira në punë dhe janë të përgatitura të ndryshojnë punë për t’i siguruar këto kushte. Po ashtu, ato pëlqejnë më shumë që të punojnë nga shtëpia, ndoshta sepse duan të kujdesen për familjen.

“Mendoj se po bëhet përherë e më pranueshme që të udhëheqësh ndërsa kujdesesh për familjen”, thekson zonja de Silva de Alwis.

Po ashtu disa studime tregojnë se sa më pak e butë dhe me shumë vetëbesim të duket një udhëheqëse grua, aq më pak pëlqehet, madje edhe nga grate e tjera. Presidentja malaviane Joyce Banda i tha gazetës britanike “The Guardian” se kritiket e saj më të mëdha ishin grate.

Por jo gjithçka po shkon tatëpjetë për gratë në drejtim. Ekpertët thonë se prirja për punë me kohë të pjesshme në Europë do të ndihmojë gratë, po aq edhe rritjen e kuotave për përfaqësimin e tyre në biznes. Po ashtu, ata thonë se shumë kultura janë më të mësuara me idenë e udhëheqjes nga gratë.

“Në kultura ku udhëheqja e grave është institucionalizuar prej një periudhe të gjatë, si në vendet skandive, mbështetja për gratë në drejtim është e madhe dhe në të vërtetë gjysma e udhëheqësve janë gra”, thotë Alice Evans, eksperte mbi historinë e çështjeve gjinore.

Kur dorëzoi detyrën, ish kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi u shpreh e mrekulluar se sa shumë është shtuar numri i grave anëtare në këtë institucion në krahasim me 35 vjet më parë kur ajo u zgjodh si përfaqësuese.



Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Inceneratorët/ Gjykata e Lartë refuzon për herë të tretë lirimin e Lefter Kokës

Inceneratorët/ Gjykata e Lartë refuzon për herë të tretë lirimin e Lefter Kokës

VIDEO/ Dhunë në ndeshjen e bamirësisë në Turqi

VIDEO/ Dhunë në ndeshjen e bamirësisë në Turqi

F-16 apo MiG-29/ Ç’janë në gjendje të bëjnë avionët luftarakë?

F-16 apo MiG-29/ Ç'janë në gjendje të bëjnë avionët luftarakë?
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}