Aktualitet

PS fitoi Rrogozhinën,Veliaj:E çmojmë besimin tuaj,ka pafundësi punësh për të bërë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:00 - 07/03/22 |
Opi Nion

Pas fitores në Bashkinë e Rrogozhinës, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesi politik i PS për qarkun Tiranë, Erion Veliaj ka dalë në një deklaratë për mediat.

Veliaj tha se vlerëson besimin e banorëve të Rrogozhinës, ndërsa shtoi se është i vetëdijshëm se ka ende shumë punë për të bërë.

“Falenderoj me gjithë zemër të gjithë anëtarët e PS e çmojmë besimin tuaj, e lexojmë shumë qartë votën tuaj.

E di që kemi pafundësi punësh për të bërë në Rrogozhinë një tjetër zonë e prekut nga tërmeti ku do duhet që këtë vit ne të përfundojmë të gjitha investimet sa i përket infrastrukturës arsimore dhe urbane që ka të bëjë me tërmetin. nUk do t\iu zhgënjejmë do bëjmë çmos që të kapim çdo afat, ku vjen puna për të siguruar se edhe familja e fundit është futur në një banesë dhe secili ka marrë një hapësirë më dinjitoze se ajo që iu prishi tërmeti”, tha Veliaj./Opinion.al

 

Pas