Bota

Ukraina: 2 komandantë rusë u vranë, morëm sërish nën kontroll qytetin Chuhuiv


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:23 - 07/03/22 |
Opi Nion

Zyrtarët ukrainas pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv.

Në një përditësim në rrjetin social  “Facebook”, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e Kievit kishin rimarrë kontrollin e qytetit nga trupat ruse dhe kishin shkaktuar humbje të mëdha në forcat e Moskës gjatë betejës.

Zyrtarët ukrainas pohuan gjithashtu se dy komandantë të rangut të lartë rusë u vranë gjatë betejës për qytetin.

Chuhuiv ndodhet në një pozicion strategjik rreth 23 milje nga qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, i cili ka qenë nën bombardime nga forcat ruse për më shumë se një javë./Opinion.al

Pas