Kryesore

PS dërgon kërkesën në KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 25/01/22 |
Opi Nion

Partia Socialiste ka dorëzuar, ditën e sotme, kërkesën për tu regjistruar për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen më 6 mars.

Zgjedhjet e pjesshme lokale do të zhvillohen në: Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje.

Ndërsa shkresa e dorëzuar sot në KQZ mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit.

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta, pak ditë më parë, dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashkitë e mbetura pa kryetar./Opinion.al

Pas