Aktualitet

Provimi i letërsisë, Maturantët në protestë para Ministrisë së Arsimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:57 - 12/06/20 |
el ida

Një ditë pasi dhanë provimin e Letërsisë, maturantët kanë dalë sot në protestë përpara Ministrisë së Arsimit.

Protesta u njoftua përmes rrjeteve sociale një ditë më parë, ndërsa maturantët pretendojnë se testi i tyre kishte pyetje abstrakte dhe ishte më shumë eksperiment.

Sipas tyre, rezultati i këtij testi do t’i penalizojë pasi ishte jashtë modeleve të paraqitura apo të viteve të tjera.

”Brezi më i traumatizuar i maturës. Kishte pyetje që nuk kishin të bënin fare me Letërsinë. Kishte shumë tekste.”- tha një maturante.

Po ashtu një maturant kërkon rivlerësim për provimin pasi ishte një eksperiment dhe nuk ishte aspak i lehtë siç u premtua.

”Ishte eksperiment. Na u tha që do ishte më i lehtë. Konstatojnë, se në provimet e viteve të tjera ka pasur një tekst dhe një poezi, kurse këtë vit kishte 6 tekste dhe Iliadën e kishin trajtuar si poezi. Të rivlerësohemi dhe të dimë si është formuluar teza.”shtoi një tjetër.

Deri më tani, maturantët i janë nënshtruar dy provimeve të Maturës Shtetërore, ndërsa prej marsit deri në 5 qershor kanë zhvilluar mësime online për shkak të mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë së Covid-19./Opinion.al

Pas