Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Provimet e Maturës, mbi 26 mijë maturantë do të zhvillojnë testin e Gjuhës së Huaj

2026/06/02 at 8:45 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Provimet e Maturës, mbi 26 mijë maturantë do të zhvillojnë testin e Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj.


Procesi do të vijojë më 9 qershor me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 16 qershor me Matematikën dhe do të përmbyllet më 23 qershor me provimin me zgjedhje.

Në këtë ditë të rëndësishme për maturantët dhe për të gjithë sistemin arsimor, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka përcjellë një mesazh urimi dhe inkurajimi për të gjithë maturantët që i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, si dhe për stafet e institucioneve arsimore që do të ndjekin mbarëvajtjen e këtij procesi.

“Mirëmëngjes, të dashur maturantë, mirëmëngjes edhe mësuesve që ju kanë shoqëruar gjatë gjithë këtyre muajve në të gjithë punën për përgatitjen e kësaj dite. Sot në provimin e gjuhës së huaj, në datën 9 provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë, më datë 16 provimin e matematikës dhe në fund, më 23 qershor, me provimin që keni zgjedhur vetë. Është një proces i gjatë, keni punuar të gjithë, i keni kryer të gjitha detyrat, jeni stërvitur me testet model, testet provë, me orët e këshillimit me mësuesit, me përgatitje emocionale dhe sot kam kënaqësinë t’ju uroj me gjithë zemër mbarësi dhe shumë suksese.

Është një ekip shumë i madh sot me mësues, rreth 2 mijë mësues administratorë të provimeve, 170 përfaqësues nga ministria si monitorues, do të jenë sot me ju që mbarëvajtja e këtij procesi të jetë një sukses, prandaj sot me vete merrni vetëm buzëqeshjen tuaj, atë që ju duhet bashkë me besimin te puna që kemi bërë dhe përqafimin e familjes.

Sepse me këtë sprovë që ju do të kaloni sot dhe në tre ditët e tjera të provimeve ju hapni rrugët e jetës suaj, qoftë në sektorin e punësimit e profesioneve të ndryshme që do të zgjidhni, apo në universitetet ku keni dëshirë të vazhdoni studimet tuaja. Kudo nxënësit shqiptarë kanë shkëlqyer, prandaj ju keni punuar fort dhe ia keni dalë me sukses të vini në derën e provimit. Suksesi do të jetë me ju! Mos e humbni besimin, sepse jeni më të mirët”, tha Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në mesazhin drejtuar maturantëve përpara fillimit të provimit të parë të Maturës Shtetërore.

Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore.



Ju sugjerojmë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar

12 Korrik, 2026 12:59 pm
Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier
Kronikë

Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier

12 Korrik, 2026 12:54 pm
Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona
Kronikë

Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona

12 Korrik, 2026 10:21 am
Para
A po i braktisin Netanyahu dhe Trump negociatat e armëpushimit me Hamasin në Gaza?

Lufta në Iran, Trump: Marrëveshja mund të arrihet gjatë javës së ardhshme

Rikonstruksioni i Pallatit të Kongreseve, Rama: Është koha për transformim

Rikonstruksioni i Pallatit të Kongreseve, Rama: Është koha për transformim

“Uashingtoni shqyrton vendosjen e armëve bërthamore në shumë vende të NATO”

"Uashingtoni shqyrton vendosjen e armëve bërthamore në shumë vende të NATO"
















TE FUNDIT

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në kthesën e Viroit, kur një motoçiklist është...

Lexo më shumë

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
12 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se miliona sy u drejtuan nga Shqipëria, për shkak të organizimit të koncertit të Kanye West...

Lexo më shumë

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
12 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat që kanë vijuar në vend, duke theksuar se qeveria po dëgjon me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}