Aktualitet

Provime në auditorë, Kushi: Studentët të zgjedhin nëse do të marrin pjesë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:26 - 10/02/21 |
Doriana Çepunaj

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka bërë një dalje publike në media, pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për zgjatjen e sezonit të provimeve dhe kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë në auditor.

Kushi tha se ndër të tjera se Universitetet duhe të shohin mundësinë për t’u dhënë studentëve të drejtën të vendosin, nëse do të marrin pjesë apo jo në këtë sezon provimesh.

“Për ato lëndë që nuk është i mundur provimi online, mund të apllikohet provimi në auditorë. Universitetet të shohin për t’u dhënë mundësinë studentëve të vendosin nëse do të marrin pjesë në këtë sezon. Të gjithë atyre që nuk mund të marrin pjesë në këtë sezon, t’u jepet mundësia e një date tjetër, mes dy sezoneve. Sugjerojmë që mungesat e studentëve në leksione apo seminare online të mos i pengojnë për pjesëmarrjne në provime”, tha Kushi duke shtuar se universitetet duhet të marrin masat për respektimin e rregullave kundër Covid, mes të tjerave zgjatjen e provimit jo më shumë se 1 orë dhe pjesëmarrjen e jo më shumë se 15 studentëve në salla./Opinion.al.

Pas