Aktualitet

“Prova të manipuluara nga Kuvendi”, Dervishaj: Meta i drejtohet Prokurorisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:38 - 07/02/22 |
Opi Nion

Në përfundim të seancës së tretë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, këshilltari i tij ligjor, Bledar Dervishaj është shprehur se Meta i është drejtuar prokurorisë për çështjen e manipulimit të provave  nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat, Dervishaj tha se u provua se Kuvendi depozitoi prova të manipuluara, ndërkohë që shtroi një pyetje se çfarë mund të ndodhë në organe të tjera kur kjo ndodh në Kuvendin e Shqipërisë.

” U provua se Kuvendi edhe së fundmi depozitoi prova të manipuluar me qëllimin që të rrëzohen pretendimet e kreut të shtetit dhe kur kjo ndodh nga Kuvendi i Shqipërisë, çfarë mund të mendojnë ne se çfarë ndodh në organet e tjera, por që trajtojnë të drejta themelore, Meta ka vendosur t’i drejtohet prokurorisë për një procedurë hetimore për këtë shkak ashtu sikurse është e drejtë e Gjykatës që të marrë një vendim, për manipulimin e shkresës në 4 shkurt 2022″, tha Dervishaj.

Pas