Kryesore

“Skandal!”Meta:Kërkoj përgatitjen e padisë për falsifikimin e provave nga Kuvendi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:56 - 07/02/22 |
Opi Nion

Pas përfundimit të seancës në Gjykatë Kushtetuese ka ardhur edhe reagimi i Presidentit Ilir Meta.

Ai ka takuar dy përfaqësuesit e tij dhe shprehet se iu ka kërkuar atyre përgatitjen e padisë për falsifikimin e provave nga Kuvendi.

Ndër të tjera Meta e ka konsideruar si skandal të rëndë këtë fakt.

Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës.

I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese.

Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!

Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”-shkruan Meta./Opinion.al

Pas