Aktualitet

Moti i keq/Pezullohet lundrimi i trageteve, varkave dhe mjeteve të peshkimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:53 - 07/02/22 |
Opi Nion

Moti i keq ka bërë që linja e trageteve Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë të pezullohen për këtë të hënë.

Drejtoria e Përgjithshme Detare tha se për të paktën një ditë është pezulluar lundrimi i varkave të vogla dhe mjeteve të peshkimit, për shkak të kushteve të vështira të motit.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se si rezultat i erërave të forta me drejtim jug-jugperëndim dhe veriperëndim, në datën 7 shkurt 2022 deri më 8 shkurt  2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.

“Bregdeti shqiptar do të përfshihet nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 m dhe forca e detit 5-6  deri 7-8 ballë. Kushtet e motit përmirësohen në datën 9  shkurt 2022 pas orës 6 të mëngjesit”,-tha Drejtoria.

Pas