Bota

Protetsat kundër Lukashenkos, arrestohen dhjetëra protestues dhe gazetarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:30 - 11/10/20 |
Opi Nion

Bjellorusia po përballet me protesta masive që prej zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat janë cilësuar masivisht si të manipuluara. Protestuesit opozitarë po kërkojnë që rezultati zgjedhor të anulohet dhe të mbahen zgjedhje të reja.

Për këto kërkesa dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën edhe një herë në kryeqytet për protesta të mëtejshme kundër Presidentit Alexander Lukashenko, ndërsa nuk munguan masat e shtuara të sigurisë.

Mësohet se rreth 50 protestues janë arrestuar gjatë demostratave anti-qeveritare në Minsk ditën e sotme. Protestat e mëtejshme ka të ngjarë të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa pritet po ashtu një prani e shtuar e forcave policore. Këto të fundit raportohet se kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit ditën e sotme.

Asociacioni i Gazetarëve në Bjellorusi njoftoi se të paktën dhjetë gazetarë janë në mesin e të arrestuarve. Kurse, Agjencia shtetërore e lajmeve ruse, TASS raportoi se tre korrespondentë të saj janë arrestuar. Lukashenko, i cili është në qendër të akuzave për manipulim të zgjedhjeve, ka mbështetjen e Presidenti rus Vladimir Putin, gjë e cila forcon pushtetin e tij.

Pas