Rajoni

COVID-19/ Rritet numri i rasteve të reja në Maqedoninë e Veriut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:00 - 11/10/20 |
Opi Nion

Është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 383 raste të reja nga 1648 teste të kryera.

Qyteti më i prekur vijon të jetë Shkupi, ku ditën e fundit kanë rezultuar 201 të infektuar.

Ndërkohë, në shtetin fqinj në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona të prekur me koronavirus, ndërsa janë shëruar 95 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 20,937 persona, ndërsa e kanë humbur jetën 792 persona./ Opinion.al

Pas