Bota

Protestat kundër ndryshimeve klimaterike, arrestohen qindra persona


               Publikuar në : 22:53 - 08/10/19 |
Opi Nion

Mbi 500 persona janë arrestuar nga policia e Londrës, pasi protestuan kundër ndryshimeve klimaterike duke bllokuar qendrën e kryeqytetit britanik.

Pjesëmarrësit të cilët kanë shkaktuar dhe incidente janë i përkasin grupit Extinction Rebellion (Rebelim nga Zhdukja), të cilët kanë organizuar tubime të ngjashme në Gjermani, Austri, Australi dhe Zelandën e Re.

Sot janë arrestuar 152 persona, ndërsa 471 janë arrestuar dje, ndërkohë që shumë prej tyre nuk shkuleshin nga toka përballë parlamentit.

“Jemi njerëz normal që duan të shprehin kundërshtimin ndaj ritmeve të avashta të masave kundër ndryshimeve klimaterike, por qeveria duket sikur nuk dëgjon”, thotë një nga protestueset./ Opinion.al E.Xh.

Pas