Politikë

Protestat, Kryemadhi: Nuk i përmbajmë dot njerëzit


               Publikuar në : 21:35 - 18/04/19 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në “Ora News” ka folur në lidhje me protestat e opozitës kundër qeverisë “Rama”.

Kryemadhi u shpreh se opozita e po has vështirësi në përmbajtjen e njerëzve në protesta, pasi sipas saj, populli është i zemëruar me kryeministrin Edi Rama.

Një nga problemet më të mëdha që kemi ne në protesta është që mundohemi dhe energjitë tona më të mëdha nuk shkojnë për të sjellë njerëzit. Ka ikur nëse para 2, 3, 4, 5, apo edhe 6 viteve qoftë PS, PD apo edhe ne problem kishim pjesëmarrjen në protesta, apo edhe evenimente, sot nuk është problemi për ti sjellë njerëzit është problemi për ti  përmbajtur njerëzit. Njerëzit janë aq të zemëruar saqë mendojnë se inatin e tyre mund ta nxjerrin duke rrëmbyer një godinë dhe duke e djegur atë. Por nuk është ky problemi. Nuk është problemi të djegësh godinën, se mund ta djegësh dhe nuk e e mund fenomenin”,/ Opinion.al E.Xh.

Pas