Politikë

A ka frikë Berisha nga drejtësia për 21 Janarin?


               Publikuar në : 21:49 - 18/04/19 |
Opi Nion

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Abcnews” ka folur përsëri për ngjarjen e 21 janarit, ku u vranë 4 persona gjatë protestës së organizuar nga PS.

Berisha është shprehur se nuk u frikësohet organeve të reja të drejtësisë pasi sipas tij, ai ka zbatuar vetëm ligjin.

Po ashtu, ish-kryeministri tha se më 21 janar garda ka vepruar brenda kuadrit të ligjit.

Mirela Milori: Gjithë kundërshtarët tuaj thonë se doni t’i shpëtoni SPAK?

Sali Berisha: Unë e hoqa mandatin.  

Mirela Milori: Me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë ju do dilni përpara drejtësisë së re?

Sali Berisha: Kur ishin në Parlament thonin se kanë imunitetin, ne e dorëzuam mandatin. Nuk kam dhe nuk do të kem asnjë lidhje me to. Kam zbatuar ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Një mal me shpifje dhe trillime ke dëgjuar gjatë 27 vjetëve. Por nuk ka kush një fakt më të vogël se është shkel qoftë dhe një herë të vetme ligji.

Mirela Milori: Pa dashur që ta çoj në ekstrem por akuzoheni për 21 Janarin?

Sali Berisha: Për çfarë?

Mirela Milori: Për 4 të vrarët në Bulevard.

Sali Berisha: Po kush i solli aty? Unë i solla? A i solli Edi Rama? Kush ishte komandat i grupit të zjarrit? Ka qenë ai që sot është kryetar i PS-së për Matin.

Mirela Milori: Një njeri duhet të marrë urdhër që të veprojë?

Sali Berisha: Jo këtu është gabimi. Garda nuk merr urdhër. Ky është i gjithë problemi. Garda nuk merr urdhër. Garda me ligjin që ka bërë qeveria e PS-së, por them se mund të jetë edhe i vendeve të tjera, garda nuk merr urdhër, nuk qëllon me urdhër. Grada funksionon në këtë formë. Po i gjuajte të gjuan një herë, po vazhdove ta gjuash me objektet të forta të gjuan tek këmbët. Po vazhdove ta gjuash të eliminon./ Opinion.al E.Xh.

Pas