Bota

Protestat e “jelek verdhëve”, Macron gati të ulë taksat


               Publikuar në : 22:59 - 25/04/19 |
Opi Nion

Pas protestave disa mujore të “jelek verdhëve”, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, premtoi sot ulje të taksave për qytetarët francezë.

Presidenti francezë është shprehur se qytetarët duhen të përfshihen në proceset demokratike të vendit si dhe në decentralizimin e funksioneve të qeverisë.

Masat e Macron synojnë të qetësojnë protestat e dhunshme ndaj qeverisjes së tij. Protestat e “jelek verdhëve”, u ngritën fillimisht kundër ngritjes së çmimit të naftës, duke pasuar më pas me protesta për çështje të ndryshme të vendit.

Pothuajse në çdo protestë “jelek verdhëve”, janë përplasur me policinë në rrugët e Parisit./ Opinion.al E.Xh.

Pas