Aktualitet

Protesta tek selia e PD, Meta: Të shmanget dhuna


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 08/01/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas incidenteve në protestën e selisë së Partisë Demokratike. Në një status në rrjetet sociale kreu i shtetit bën thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe shmangien e akteve të dhunës.

“Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë! Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme. Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend”, shkruan Meta.

Pas