Aktualitet

Protesta te selia/ PD: Të ndërhyjnë institucionet, të shmangen viktimat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 08/01/22 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka reaguar pas incidenteve që po ndodhin në selinë e PD, ku mbështetësit e Sali Berishës thyen dyert dhe hynë me forcë në seli.

Sipas PD Sali Berisha po rrezikon jetën e drejtuesve të lartë të PD dhe për këtë arsye iu bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të ndërhyjnë.

“Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë..

Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese!

I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!”, shkruan PD./Opinion.al

Pas