Aktualitet

Protesta/ Pedagogët: Nuk tërhiqemi, do futemi në grevë urie bashkë me familjarët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:22 - 02/11/22 |
Opi Nion

Sandër Kovaçi, kreu i sindikatës së universitetit deklaron se  30 pedagogë dhe familjarët e tyre do të futen në grevë urie në momentin që do marrin një garanci për jetën e tyre nga Presidenti  i Republikës dhe institucionet ndërkombëtare.

Kovaçi shprehet se pedagogët do futen në grevë urie së bashku me familjarët e tyre pasi qeveria nuk ka dhënë një përgjigje për rritjen e pagave apo për plotësimin e kërkesave të tjera.

“Në pamundësi të marrjes së një përgjigje nga qeveria, Sindikata i drejtohet presidentit dhe institucuioneve të rendit për garantimin e jetës së pedagogëve që do të hyjnë në grevë urie dhe familjarëve të tyre. Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimnit dhe vlerës njerëzore. Besojmë shumë se është çështje që i takon të gjithëve. Nëse marrin garanci për jetën 30 pedagogë kanë vendosur të futen në grevë. Do jenë në pritje të një përgjigje dhe për pak minuta do futen në grevë. Përgjigjen do e presin në ambientet e politeknikut”,-tha Kovaçi.

Pas