Aktualitet

Procesi i primareve në PD, publikohen afatetet për prezantimin e kandidaturave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:03 - 02/11/22 |
Opi Nion

Janë bërë publike afatet e dorëzimit të kandidaturave për t’u bërë pjesë e procesit të primareve në Partinë Demokratike.

Përmes një njoftimi për shtyp, PD ka bërë me dije se afati për prezantimin e kandidaturave për Bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të jetë deri më 6 nëntor, ndërsa për të gjitha bashkitë e tjera deri më 8 nëntor.

Më pas, në datën 13 nëntor, dokumentet e aplikimeve do t’i kalojnë Kryesisë së PD-së për vlerësimin e kandidaturave dhe lançimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në këtë proces.

Po ashtu, opozita ka prezantuar dhe spotin e primareve të Partisë Demokratike.

“Partia Demokratike prezanton spotin e primareve. Afati për prezantimin e kandidaturave për Bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan deri më 6 nëntor, për të gjitha bashkitë e tjera deri më 8 nëntor. Partia Demokratike po zhvillon për herë të parë në historinë politike të Shqipërisë, procesin më demokratik të përzgjedhjes së kandidaturave më të mira të cilët do të përfaqësojnë logon e saj në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Me këtë rast, PD është e hapur për të pritur çdo personalitet të fushave të ndryshme për të garuar me qëllimin e vetëm, ku simpatizantët dhe anëtarët do të vendosin me votë kandidatin që do të përfaqësojë komunitetin e tyre. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatit për primare për bashkinë Tiranë, Durrës dhe Elbasan është data 6 nëntor ora 20:00. Dhe për të gjitha bashkitë e tjera është 8 nëntor, ora 20:00.  Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë aplikim pasi dokumentacioni do i kalojë Kryesisë së Partisë Demokratike për vlerësimin e kandidaturave dhe është data 13 nëntor kur Kryesia e PD bën lançimin e kandidatëve”, thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së./Opinion.al

Pas