Kryesore

Protesta/ PD: Berisha dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:24 - 10/01/22 |
Opi Nion

Të tjera reagime kanë ardhur nga PD lidhur me protestën e zhvilluar me 8 janar para selisë blu, kundër kryedemokratit, Lulzim Basha.

Në faqen zyrtare në “Facebook”, PD ka publikuar deklaratën e ish-kryeministrit dhe një protestuesi që sipas këtij njoftim, mban në dorë një thikë.

Krahas videos, PS shkruan se Berisha është i gatëshmë që të shënojë dhe viktima në radhët e demokratëve për hallet e tij personale.

Reagimi i PD

Sali Berisha e humbi kur pa se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish, pasi shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën. Me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima, vetëm për hallin e tij. Dhe për këtë ai ka angazhuar një bandë prej disa dhjetra kriminelësh. 8 janari ishte një ditë shumë e hidhur për demokratët./ Opinion.al

Pas