Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta para Bashkisë së Tiranës, Veliaj: Debatet t’i zgjidhim si qytetarë, jo duke sulmuar policët

2024/04/12 at 5:59 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta para Bashkisë së Tiranës, Veliaj: Debatet t’i zgjidhim si qytetarë, jo duke sulmuar policët

Protestën dhe molotovët të hedhur në drejtim të Bashkisë së Tiranës nga protestuesit të enjten, kryebashkiakur Erion Veliaj e cilëson si sulm ndaj forcave të policisë.


Këtë deklaratë Veliaj e bëri në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Bashkisë Tiranë për ushtrimin e funksioneve të tyre në shërbim të rendit në komunitet dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në qytetin e Tiranës.

Teksa protestuesit e cilësojnë si të korruptuar, pas arrestimit të ish-zyrtarëve për çështjen”5D”, Veliaj tha se debatet zgjidhen si qytetarë dhe jo duke u rrezikuar jetën policëve.

 “Dje para Bashkisë së Tiranës patëm një incident të vogël, ndaj dua ta falenderoj kolegun e policisë, Asllan Shyti, i cili me reflekset e një polici të trajnuar, largoi rrezikun që i kanosej atij dhe disa policëve të tjerë. Ftesa për të gjithë ata që kanë debate politike për të bërë është: mund t’i bëjmë fare mirë këto debate pa rrezikuar jetën e askujt; as të punonjësve të bashkisë, që punojnë aty prej kohës së Sali Kelmendit dhe Albert Brojkës, as të Policisë së Shtetit, që pavarësisht kush është në qeveri apo bashki, do të jetë gjithmonë me uniformë për të shërbyer. Le t’i zgjidhim debatet tona si qytetarë. Nuk e djeg njeri policinë e vendit të tij nëse ka një debat për të bërë me dikë nga përfaqësuesit e politikës. Ftesa është: t’i lëmë studiot e televizionit, Parlamentin dhe Këshillin Bashkiak për debate. Siguria e jetës nuk mund të merret me sportivitet. Është një sportivitet që na karakterizon dhe te vënia e rripit të makinës, edhe te ecja me shpejtësi apo edhe trajtimi i mjeteve piroteknike si sport kombëtare, ku polici bëhet mish për top për debatet e politikës. Jo vetëm që ju jam mirënjohës dhe mezi pres që këtë bashkëpunim ta thellojmë dhe këtë raport special që kemi krijuar, për ta kthyer Tiranën kryeqytetin më të sigurt”, tha Veliaj. 

Një koment për incidentin e djeshëm në protestë e pati edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili tha se kjo është hera e fundit që tolerohet një veprim i tillë, i cili cenon jetë njerëzish, duke paralajmëruar se Kodi Penal e ka të përcaktuar qartë se çfarë dënimi meriton ai që godet punonjësit e policisë.

“Ajo që ka ndodhur dje në oborrin pranë bashkisë Tiranë, ku është tentuar goditja e punonjësve të policisë, dua të jem shumë i drejtpërdrejtë me gjithkënd që ende mendon që në Shqipëri mundet të goditet një punonjës policie, do ta konsideroja si rastin e fundit që policia nuk bën një kallëzim të duhur penal, por çdo tentativë, për të goditur një punonjës policie, është një tentativë për të goditur shtetin. Dhe reagimi ynë edhe i të gjitha strukturave të tjera shtetërore, përfshirë prokurorinë, duhet të jetë ekzemplar. Kush godet punonjësin e policisë, ka goditur shtetin. Kodi penal i ka të përcaktuara qartë se çfarë dënimi meriton ai që godet punonjësin e policisë. Shumë faleminderit të gjithëve dhe na vaftë mbarë! Ajo që ka ndodhur dje në oborrin pranë bashkisë Tiranë, ku është tentuar goditja e punonjësve të policisë, dua të jem shumë i drejtpërdrejtë me gjithkënd që ende mendon që në Shqipëri mundet të goditet një punonjës policie, do ta konsideroja si rastin e fundit që policia nuk bën një kallëzim të duhur penal, por çdo tentativë, për të goditur një punonjës policie, është një tentativë për të goditur shtetin. Dhe reagimi ynë edhe i të gjitha strukturave të tjera shtetërore, përfshirë prokurorinë, duhet të jetë ekzemplar. Kush godet punonjësin e policisë, ka goditur shtetin. Kodi penal i ka të përcaktuara qartë se çfarë dënimi meriton ai që godet punonjësin e policisë. Shumë faleminderit të gjithëve dhe na vaftë mbarë”,”-tha Balla./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
Para
Rriten rastet me kollën e mirë tek fëmijët, ISHP ndryshon kalendarin e vaksinimit

Rriten rastet me kollën e mirë tek fëmijët, ISHP ndryshon kalendarin e vaksinimit

Ulet tatimi mbi pagat, cilat janë kategoritë që përfitojnë

Ulet tatimi mbi pagat, cilat janë kategoritë që përfitojnë

Opozita dhe mazhoranca debate në komisionin për TIMS, votimi i kërkesës së ekspertëve shtyhet për të hënën

Opozita dhe mazhoranca debate në komisionin për TIMS, votimi i kërkesës së ekspertëve shtyhet për të hënën
















TE FUNDIT

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
23 Korrik, 2026

Këtë të enjte ka nisur seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar, ndërkohë që qytetarët janë vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}